Odegaard: Nuk luajmë për të mbrojtur titullin por për ta fituar atë sërish, madje edhe trofe të tjerë
3 Shtator 2026 13:30 Telesport Pritshmëritë janë rritur ndjeshëm për Arsenal këtë sezon, pasi ata fituan titullin e tyre të parë në Premier League në më shumë se dy dekada sezonin e kaluar. Rezultatet e deritanishme konfirmojnë një start perfekt, me triumfin në Community Shield ndaj Manchester City dhe më pas me dy fitore në dy javët e para në kampionat. Kapiteni Martin Odegaard pranon se ka qenë një nisje e mirë e sezonit: “Ishte nisja perfekte e sezonit për ne. Është gjithmonë mirë të fillosh me një fitore, me një titull. Sigurisht që ky është mentaliteti, ynë. Ne nuk ndiejmë se duhet të mbrojmë asgjë. Duam ta fitojmë përsëri dhe ky është mentaliteti”. “Viti i kaluar ka mbaruar tani, ne duam ta realizojmë përsëri...
Burimi:
telesport.al