OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

Thirrjes së OBSH për të qenë gati me plane konkrete masash në rastet e emergjencave masive shëndetësore po i përgjigjet edhe Shqipëria. Këto masa nuk lidhen vetëm me ndryshimet klimaktike por me çdo rrezik të mundshëm që do të përkthehej në kërkesë të lartë shërbimesh shëndetësore në një kohë të shkurtër. Shefi i Urgjencës polivalente në QSUT, Edmond Zaimi thotë se shërbimet e urgjencës duhet të jenë në gatishmëri. “E rëndësishme është që sistemet tona shëndetësore duhet të jenë të parapërgatitura për të përballuar numrin e shtuar të kërkesave në një situatë të tillë fatkeqësie apo dëmtimesh masive. Ka më shumë se dy vjet që edhe ne kemi filluar përgatitjen e planeve të emergjencës për situata të tilla. E rëndësishme tani është që t’i testojmë...