Obeziteti në fëmijëri lidhet me më pak lindje në moshë madhore
Mosha është një nga faktorët kryesorë që lidhet me vështirësitë për të pasur fëmijë. Megjithatë, një studim i ri me gra daneze sugjeron se një pjesë e problemit mund të nisë shumë më herët. Vajzat që kishin obezitet nga mosha 6 vjeç deri në adoleshencë kishin më pak gjasa të lindnin fëmijë në fund të të 20-ave dhe akoma më pak pas moshës 30 vjeç. Studimi, i udhëhequr nga Dorthe C. Pedersen nga Qendra për Kërkime Klinike dhe Parandalim, analizoi 60 864 të dhëna shëndetësore të grave të lindura në Danimarkë midis viteve 1950 dhe 1989. Studiuesit gjurmuan indeksin e masës trupore (BMI) të vajzave gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës dhe i ndanë ato në pesë grupe sipas ecurisë së peshës. Deri në moshën 25 vjeç...
Burimi:
syri.net