“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

“O Pelesh, dëgjon nga veshi i majtë?”, Korreshi në Kuvend: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar në Kuvend kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi, dhe mazhorancën, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në drejtimin e seancave parlamentare. Korreshi ironizoi Peleshin, duke e pyetur nëse dëgjonte nga veshi i majtë, pasi sipas tij, ai nuk kishte reaguar ndaj fjalorit fyes që pretendon se ka përdorur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat kundërshtoi edhe projektligjin për tubimet, duke paralajmëruar se sipas tij, ndryshimet e propozuara rrezikojnë liritë themelore të qytetarëve dhe mund të rikthejnë praktika të diktaturës. Ai akuzoi mazhorancën se po përpiqet të legjitimojë përdorimin e forcës ndaj protestuesve, duke përmendur shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës dhe armët e drejtuara ndaj tyre. “Do të bëj një...