Ndërpreu kontratën me Sivasspor, Rey Manaj i vendos kushte klubit të ri
Rey Manaj ka përcaktuar kushtet financiare për klubin e ardhshëm, pas ndërprerjes së kontratës me Sivassporin. Sipas gazetarit turk Fikret Gul, sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon një pagë prej 6.5 milionë eurosh dhe një kontratë dyvjeçare e gjysmë. Këto janë kërkesat që duhet të plotësojë çdo klub i interesuar për shërbimet e bomberit kuqezi, i cili pak ditë më parë u largua nga Sivasspori, pasi nuk mori pagesat e premtuara nga drejtuesit e klubit turk. Emri i Manajt është lidhur së fundmi me Leçen në kampionatin italian, por deri më tani nuk ka një marrëveshje konkrete. E ardhmja e sulmuesit lushnjar mbetet e hapur, ndërsa tashmë pritet të shihet se cili klub do të plotësojë kërkesat e tij financiare.
Burimi:
gijotina.com