“O në burg, o në litar”/ Studenti sfidon Ramën me pyetjen për 21 janarin
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të një studenti protestues, duke komentuar dhunën gjatë tubimeve në Tiranë, mosbesimin ndaj qeverisë, premtimet e protestës studentore të vitit 2018 dhe përgjegjësinë politike për ministrat e emëruar prej tij. Videoja është regjistruar gjatë udhëtimit të Ramës drejt Budvës, në Mal të Zi, ku ai do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. I pyetur se me kë dëshiron të dialogojë, Rama u shpreh se është i gatshëm të bisedojë me këdo që e konsideron atë të keq, por theksoi se dhuna është armike e të gjithëve. Përballë pyetjeve të studentit mbi ndërhyrjen e policisë, kryeministri mbrojti reagimin e forcave të rendit, duke argumentuar se efektivët u përballën...
Burimi:
ntv.al