“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke’! Nga Haga në Shqipëri, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

“O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke’! Nga Haga në Shqipëri, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

pamje nga mbërritja DURRËS-Dy ditë pas vendimit të Hagës, ku Gjykata Speciale dënoi me 81 vite burg Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, 50 veteranët e UÇK-së mbërrijnë në Portin e Durrësit. Në duar ata mbajnë flamuj me simbolet e UÇK-së dhe shkrime “Liria ka emër”, ndërsa shprehen të zhgënjyer në lidhje me vendimin. Ata deklaruan se do të vijojnë që t’i mbështesin ndërsa shpresojnë se në Apel vendimi do të ndryshojë. “O Hashim ti ku je, UÇK-në këtu e ke”,-thanë ata njëzëri.