“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku po zhvillohet seanca e radhës për dosjen e koncesionit të sterilizimit. Beqaj mbërriti në ambientet e gjykatës pa avokat, ndërsa jashtë SPAK-ut u përball me protesta dhe thirrje nga qytetarë të pranishëm. Mes thirrjeve të drejtuara ndaj ish-ministrit u dëgjuan edhe “O hajdut!” dhe “O legen!”, teksa situata jashtë ambienteve të SPAK-ut u shoqërua me tensione. Beqaj po përballet në GJKKO me akuzat për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup të strukturuar kriminal, në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Procesi ndaj ish-ministrit po zhvillohet veçmas nga procedimi gjyqësor ndaj tetë të pandehurve të tjerë të përfshirë në dosje. Në një proces të veçantë, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj,...
Burimi:
gijotina.com