‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli! Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë

‘O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli! Qytetarët protestojnë para Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë po rigjykon sot rekursin e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Rigjykimi bëhet në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të majit 2026, që vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar se përse ‘arresti në burg’ ishte e vetmja masë e përshtatshme dhe as proporcionalitetin e kësaj mase me funksionin e Veliajt si kryebashkiak. Seanca në Gjykatën e Lartë nisi në orën 09:30 dhe po zhvillohet në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve. Ndërkohë përpara Gjykatës së Lartë janë mbledhur një grup protestuesish që kërkojnë që Veliaj të mbetet në qeli. Me thirrjet “o gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”, protestuesit mbërritën para godinës në kohën që gjykatësit ishin në Dhomë Këshillimi....