NYTimes: Studentët protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

NYTimes: Studentët protestues kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

  Protestat e studentëve për arsimin janë bashkuar me demonstratat më të gjera kundër rritjes së kostos së jetesës dhe një projekti luksoz ndërtimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Trump Qindra studentë marshuan të shtunën drejt Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, në ditën e pestë të protestave kundër kostove të larta të arsimimit. Protesta studentore është bashkuar me demonstratat që zhvillohen prej muajsh kundër kostos së jetesës dhe me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Situata u përshkallëzua shpejt në dhunë, duke paralizuar kryeqytetin shqiptar, Tiranën.   Të shtunën, policia shpërndau grupin e protestuesve ndërsa ai po i afrohej Ministrisë së Arsimit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome. Protestuesit u përgjigjën duke marshuar drejt qendrës së qytetit, në drejtim të...