NYT: Trump po shqyrton marrëveshje tregtare me Putinin përpara përfundimit të luftës!
Shtëpia e Bardhë po vlerëson mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike me Rusinë përpara se lufta në Ukrainë të përfundojë. Këtë e shkruan New York Times, duke cituar «dy burime pranë bisedimeve». Sipas NYT, kjo bie në kundërshtim me qasjen e mbështetur deri më tani, sipas së cilës vetëm një presion më i madh me mjete ekonomike dhe ushtarake mbi presidentin rus, Vladimir Putin, mund ta detyrojë atë të bëjë kompromise. Megjithatë, SHBA beson se bashkëpunimi ekonomik mund të shndërrohet në një nga mjetet për të çuar përpara negociatat dhe për t’i bindur skifterat anti-amerikanë të rrethit të Putinit se Trump dëshiron të vendosë marrëdhënie të reja. Sipas NYT, këto janë marrëveshje të mundshme që Uashingtoni mund t’i lidhë me Moskën pavarësisht nëse arrihet apo...
Burimi:
javanews.al