Nxori sekretet shtetërore, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO e shoqëruar me policë
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni është paraqitur sot përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të merret në pyetje në lidhje me masën e sigurisë të caktuar ndaj saj. Hyseni ishte e shoqëruar me efektivë policie. Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa Hyseni ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga ushtrimi i detyrës. Masat janë kërkuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen ku është përfshirë edhe biznesmeni Ergys Agasi. Hyseni, ish-drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit, është nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal, që lidhen me përkrahjen e autorit të krimit dhe zbulimin e akteve apo të dhënave sekrete. Hetimi lidhet me komunikimet...
Burimi:
gijotina.com