Nvidia humbet mbi 4% në bursë, Trump konfirmon hetimin e FBI-së ndaj drejtuesit të kompanisë
Gjiganti amerikan i çipave Nvidia është përfshirë në një çështje që po krijon pasiguri për investitorët dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se FBI po heton rrethanat e marrëdhënies së drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Jensen Huang, me një biznesmene kineze, e cila dyshohet se ka pasur lidhje me shërbimet e inteligjencës së Pekinit. Aksionet e Nvidia e mbyllën tregtimin e së hënës, 9 nëntor, me një rënie prej më shumë se 4%, pasi bordi drejtues i kompanisë njoftoi nisjen e një hetimi të brendshëm për të përcaktuar nëse Huang kishte qenë objektiv i një operacioni të huaj të inteligjencës. Zhvillimi ka tërhequr vëmendjen e Wall Street, jo vetëm për shkak të natyrës së...
Burimi:
syri.net