Numëron një gol dhe një asist në Champins, mbrojtësi shqiptar do të masë forcat me yjet e Real Madridit

Numëron një gol dhe një asist në Champins, mbrojtësi shqiptar do të masë forcat me yjet e Real Madridit

AEK-un e Athinës e pret një sfidë mjaft e vështirë mbrëmjen e sotme. Duke nisur nga ora 18:45, kampionët e Greqisë do të përballen me Realin e Madridit. Padyshim që kjo do të jetë një nga ndeshjet më emocionuese të karrierës së Stavro Pilos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po shfaq një nivel të lartë në Ligën e Kampionëve, ku deri më tani numëron një gol dhe një asist. Megjithatë, sot është momenti për të treguar se sa vlen, pasi përballë do të ketë një superfuqi si Reali i Madridit. Me Diomandenë në krahun e djathtë diçka është e sigurt për Pilon, do të përjetojë mbrëmjen më të lodhshme të karrierës së tij./Sport Ekspres/