“Nuk shpërthyen depozitat e karburantit”/ ISHTI: Zjarri dyshohet se nisi nga një makinë
makina qe ka shperthyer brenda karburantit TIRANË- Dalojnë detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke sqaruar se nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburantit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet që ndodhej brenda territorit të pikës së karburantit dhe më pas është shoqëruar me një shpërthim. “Nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve, që është shoqëruar dhe me eksplozion”, thotë ISHTI./ZËRI
Burimi:
zeri.ai