“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: E pabesueshme, po e vërtetë

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: E pabesueshme, po e vërtetë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në platformën “X”, lidhur me debatin e ditëve të fundit për pagat e gjyqtarëve dhe përplasjen mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë. Rama ka publikuar një foto, ku shfaqet një deklaratë që i atribuohet një gjykatësi. “A mund të flasë kështu një gjykatës? Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, shkruhet në foton e publikuar në X. Krahas fotos, Rama ka shprehur qëndrimin e tij, duke e cilësuar deklaratën si të pabesueshme. “E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”, shkruan Kryeministri...