“Nuk po luaj në pozicion tim tek Inter, por jam gati të bëj gjithçka që kërkohet nga trajneri”
Tek Inter aktualisht mbizotëron një besim i madh. Kjo buron nga rezultatet e bindshme deri më tani, me tri fitore në tri ndeshjet e para në Serie A. Kjo i mundëson trajnerit Chivu t’u japë lojtarëve motivim të ri për t’i tejkaluar pritshmëritë. Ky është padyshim rasti i Andy Diouf. Edhe pse është mesfushor qendre, ai po shndërrohet në një figurë kyçe në krahun e djathtë të zikaltërve. Ai foli për situatën me gazetën “L’Equipe”, duke zbuluar edhe planet e tij për të ardhmen. “Në lidhje me rolin e ri, është diçka vërtet e çuditshme dhe ndodhi rastësisht. Pjesërisht për shkak të nevojës, e gjeta veten duke e nisur si titullar në atë pozicion dhe gjërat morën formë gradualisht”, tha Diuf. “Nuk jam as mbrojtës...
Burimi:
telesport.al