“Nuk merrem me çdo budalla”, Balliu i përgjigjet zërave për ”non-gratën” e Berishës
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një lidhje live nga SHBA, tha se Sali Berisha nuk është më “non grata”, duke iu referuar takimeve të tij me kongresmenë dhe senatorë amerikanë. ”Po të jesh non grata, nuk vjen në SHBA dhe takon kongresmenë dhe senatorë”. Balliu i cilësoi si “budallenj” ata që vijojnë të pretendojnë se Berisha ka ende këtë status. ”Nuk merrem me çdo budalla që del në televizor. Konkrete është kjo. Nuk ka non grata, por kemi një marrëdhënie të re që në thelb ka informimin dhe besimin”. Ai shtoi se vizita e Berishës shënon, sipas tij, një ndryshim në marrëdhëniet e opozitës me administratën amerikane. ”Kjo vizitë s’i shërben Berishës si politikan, por na shërben të gjithëve”.
Burimi:
kohajone.com