Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Një zjarr, që dyshohet se ka qenë aksidental, ka djegur pjesërisht gjatë natës një kamp të ngritur nga autoritetet për strehimin e migrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut. Sipas policisë spanjolle, nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar, pasi zona dhe hangarët pranë saj janë evakuuar me shpejtësi. Flakët kanë përfshirë disa tenda të kampit, ndërsa hetimet paraprake sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qiri, një cigare ose një zjarr i vogël i ndezur për ngrohje apo gatim. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka prova që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm. Kampi është një nga hapësirat e ngritura nga autoritetet për të strehuar mijëra migrantë që ndodhen ende në Ceuta, territor i vogël spanjoll...