“Nuk ka rrugë tjetër”, Josep Martinez për golat e pësuar nga Inter këtë sezon: Nuk është vetëm faji i portierit
I grumbulluar me Spanjën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Josep Martinez ka folur edhe për golat që ka pësuar tek Inter këtë sezon, ku ai është titullari i portës. “Po bëjmë mirë, por është e rëndësishme të theksojmë atë që nuk po e bëjmë siç duhet, veçanërisht në fazën mbrojtëse: po pësojmë shumë gola. Është e lehtë të drejtosh gishtin te portieri, por ne jemi një skuadër dhe të gjithë, nga i pari te i fundit, duhet ta rrisim nivelin tonë. Besoj se do t’ia dalim, sepse nëse kemi një karakteristikë, ajo është se jemi gjithmonë të uritur për sukses. Duam gjithmonë të fitojmë, të përmirësohemi dhe të shtojmë diçka të re në çdo ndeshje, në mënyrë që të arrijmë formën më të mirë...
Burimi:
telesport.al