“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase
Kërkesa e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, për provimin e jurisprudencës vijon të mbetet e pazgjidhur. Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë të qartë se provimi nuk do të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe, duke propozuar që vetëm pjesa teorike të mund të jepet në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar studimet. Ndërsa pjesa praktike, që përfshin simulimin e procedurave gjyqësore penale dhe civile, sipas tij, duhet të zhvillohet në gjuhën maqedonase, raporton Portalb.mk. Sipas propozimit të kryeministrit, kandidatët do të kenë mundësi të testohen në shqip, turqisht ose anglisht për pjesën teorike, por jo për të gjithë provimin. “Nuk do të ketë kërkesë dhe as zgjidhje përmes së cilës provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe. Zgjidhja që do t’i ofrohet...
Burimi:
javanews.al