NUK KA ME KOHE PER REFLEKTIM/ ILIR KULLA: JEMI NE PRAG TE LUFTES CIVILE

NUK KA ME KOHE PER REFLEKTIM/ ILIR KULLA: JEMI NE PRAG TE LUFTES CIVILE

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve në kryeqytet, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet shumë pranë një përplasjeje të rëndë civile. Kulla kritikoi ashpër reagimin e qeverisë dhe ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve, duke theksuar se pakënaqësia qytetare është shumë më e thellë sesa paraqitet nga partitë politike. I pyetur nëse situata e krijuar në Tiranë mund të konsiderohet si një prag i luftës civile apo nëse një përshkrim i tillë është i ekzagjeruar, eksperti i sigurisë Ilir Kulla u përgjigj prerë se jemi shumë pranë asaj. Kulla kujtoi se kishte paralajmëruar disa muaj më parë kryeministrin Edi Rama për pasojat që mund të sillte shpërfillja e pakënaqësisë qytetare. “Unë i kam bërë një apel kryeministrit në atë kohë....