‘Nuk ka dialog’/ Studentët djegin shiltet e karrigeve prej guri dhe foton e Ramës me padronin e tij, Vuçiç

‘Nuk ka dialog’/ Studentët djegin shiltet e karrigeve prej guri dhe foton e Ramës me padronin e tij, Vuçiç

Studentët kanë përshkallëzuar protestën përpara Kryeministrisë, duke djegur shiltet e karrigeve prej guri, ku kryeministri i ftonte në dialog dhe fotografinë e Edi Ramës me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Me thirrjet “Nuk ka dialog”, ata kanë përsëritur kundërshtimin ndaj ftesës së kryeministrit për bisedime. Për të katërtën ditë radhazi, studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e Ramës, duke refuzuar dialogun me kreun e qeverisë.