‘Nuk frikësohemi dhe nuk tërhiqemi’, Luçjana Kokaj: Do jemi në shesh deri sa Edi Rama të largohet

‘Nuk frikësohemi dhe nuk tërhiqemi’, Luçjana Kokaj: Do jemi në shesh deri sa Edi Rama të largohet

Aktivistja Luçjana Kokaj ka lexuar një deklaratë të dakordësuar, sipas saj, me të gjitha grupimet që marrin pjesë në protestë, duke theksuar se pas 106 ditësh qëndresë qytetarët nuk do të tërhiqen. Dhuna e policore gjatë protestës së 107-të kundër qeverisë së Edi Ramës ka sjellë reagimin e protestuesve, të cilët e kanë cilësuar ndërhyrjen e efektivëve si tejkalim të kompetencave. Protestuesit deklarojnë se pavarësisht presionit dhe forcës së përdorur nga policia, protesta do të vijojë dhe se do të vazhdojnë edhe bllokimin e institucioneve dhe të Kuvendit. Aktivistja Luçiana Kokaj tha se protesta është shndërruar në një qëndresë të vazhdueshme qytetare dhe politike, duke theksuar se qytetarët vijojnë të dalin në shesh pavarësisht përpjekjeve për ta shuar atë. “106 ditë përballë pushtetit që mendojnë...