NUK E PEZULLOJMË/ RAMA I JEP PËRGJIGJE TË PRERË DEBATIT PËR TOKËN E ZVËRNECIT
Çështja e pronësisë së tokës në Zvërnec nuk është arsye, sipas kryeministrit Edi Rama, për të pezulluar procesin që lidhet me zhvillimin e projektit në këtë zonë. Rama deklaroi se qeveria do të vijojë procedurat, ndërsa pret vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe një propozim të ri për zhvillimin e zonës. Sipas tij, për sa kohë nuk ka një vendim gjykate që ndryshon titullin e pronësisë, institucionet duhet t’u referohen regjistrave zyrtarë. “Për sa kohë një gjykatë nuk ka dhënë një vendim tjetër, titulli i pronësisë është detyrues për të gjithë”, deklaroi Rama. Kryeministri tha se pas paraqitjes së vlerësimit mjedisor dhe projektit të ri, institucionet do të kryejnë vlerësimet përkatëse. Por konflikti për tokën e Zvërnecit nuk lidhet vetëm me mjedisin. I pyetur për...
Burimi:
ntv.al