NUK E MORI KOT PASAPORTEN SHQIPTARE/ DUKA ZBULON DETAJE NGA PLANI PER PORTIERIN ITALIAN

NUK E MORI KOT PASAPORTEN SHQIPTARE/ DUKA ZBULON DETAJE NGA PLANI PER PORTIERIN ITALIAN

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka konfirmuar interesin konkret të FSHF-së për të afruar në Kombëtaren shqiptare portierin italian Elia Caprile. Pajisja e tij me pasaportë shqiptare nuk është një procedurë e rastësishme, por pjesë e një lëvizjeje që synon ta bëjë gardianin pjesë të skuadrës kuqezi. Duka pranoi se ekziston dëshira për ta parë portierin në përfaqësuesen shqiptare, duke vlerësuar cilësitë e tij sportive dhe potencialin për të ndihmuar ekipin kombëtar. “Ka diçka të vërtetë. Tashmë Caprile është pajisur me pasaportë shqiptare, me objektivin për të qenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar. Kjo është procedurë, e cila duhet të ndiqet nga ne. Nëse do më pyesni, nga kualiteti sportiv besoj se ka shumë kualitet për ta ndihmuar Kombëtaren shqiptare”, deklaroi kreu...