Nis raundi i 5-të i Ligës së Kombëve, Shqipëria këtë mbrëmje përballë Finlandës, programi…

Nis raundi i 5-të i Ligës së Kombëve, Shqipëria këtë mbrëmje përballë Finlandës, programi…

Nis sot raundi i 5-të i kompeticionit të UEFA Nations League. Përpos Shqipërisë e cila është e impenjuar këtë mbrëmje në “Air Albania” ndaj Finlandës në Ligën C1, në fushë do të jenë dhe Liga A me katër takime si dhe tre të tjera në Ligën C. Në Ligën A në orën 18:00 dueli Turqi- Belgjikë për Grupin 1. Te turqit do të debutojë pasuesi i Montelës, Sergen Yalçin me skuadrën që ende nuk ka marrë asnjë pikë ndërsa praktikisht luan për statistikë. Kjo Ligë zhvillon dhe ndeshjet e orës 20:45; Angli-Kroaci, Itali- Francë, Çeki- Spanjë. Ndërkohë krahas Shqipëri- Finlandë, Liga C ka dhe tre ndeshje të tjera. Në 18:00 përballja Armeni- Qipro teksa në 20:45 Mali i Zi-Letoni dhe San Marino-Bjellorusi. Programi për sot...