“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

Buxheti i vitit 2027 ishte në fokus të debatit mes pedagoges Etleva Treska dhe gazetarit Fatos Çoçoli. Çoçoli e vlerësoi buxhetin me notën 8, duke argumentuar se ai synon maksimizimin e të ardhurave dhe mbrojtjen e shtresave në nevojë. Nga ana tjetër, Etleva Treska e vlerësoi buxhetin me notën 6, duke shprehur rezerva për realizimin e tij dhe duke theksuar se masat e parashikuara kanë krijuar tronditje te bizneset Çoçoli: Ndër buxhetet e pakta që nuk ngel në klasë, ka kthimin në maksimizimin e të ardhurave dhe mbrojtjen e atyre që kanë nevojë. 8 ia jap pa frikë. Treska: 6, sepse jam pesimiste për realizimin. Sepse ka krijuar tronditje tek bizneset. Çoçoli: Mos ia qaj hallin biznesit. Treska: Nuk e mendoja se je kaq komunist,...