“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin
Udhëheqësit e Finlandës dhe Norvegjisë telefonuan Presidentit rus Vladimir Putin të martën, duke i bërë thirrje që t’i japë fund luftës në Ukrainë. Veprimi i tyre u kritikua nga kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e cila në një reagim për mediat vendase shprehu hapur skepticizmin e saj. “Jam shumë skeptike ndaj kësaj nisme të pavarur nga Norvegjia dhe Finlanda. Nuk u koordinua me pjesën tjetër të nesh. Vërtet nuk e kuptoj se çfarë mendojnë këto dy vende se mund të arrijnë në këtë mënyrë”, tha Frederiksen për TV 2 të Danimarkës. Siç shkruan Reuters, telefonata e Presidentit finlandez Alexander Stubb dhe Kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre ishte një përpjekje për të ndikuar procesin diplomatik në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar qëndrimin në...
Burimi:
javanews.al