“Nuk duhet të krijojnë skenën e tyre në Instagram”, Rama: Roli i deputetit duhet të ndryshojë
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim në mënyrën e funksionimit dhe komunikimit të deputetëve socialistë, duke theksuar se roli i tyre duhet të jetë më i lidhur me territorin dhe qytetarët. Gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit të PS-së, Rama tha se deputetët duhet të jenë ura lidhëse mes problematikave reale në terren dhe institucioneve që duhet të japin zgjidhje, duke shmangur improvizimin e fakteve apo përdorimin e rrjeteve sociale si skenë personale. “Edhe roli i deputetit duhet të ndryshojë, duhet të sjellë dhe të përcjellë. Ai është personi më i duhur për të sjellë çdo sinjal real të territorit te institucioni që duhet të përgjigjet, jo në Instagram”, deklaroi Rama. Ai theksoi se deputeti duhet të përcjellë vendimet e mazhorancës në territor, duke...
Burimi:
vizionplus.tv