“Nuk do kenë kurrë armë bërthamore”- Trump: Konflikti me Iranin do të marrë fund shumë shpejt, çmimet e naftës do bien
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin do të përfundojë shumë shpejt. Ky qëndrim ka shkaktuar rënien e menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Trump i bëri këto komente gjatë një fjalimi të mbajtur në Uashington, D.C., ku ishte i pranishëm për të prezantuar një platformë të re federale të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (AI). Ai theksoi se Irani po dështon “shumë rëndë” në planin e brendshëm dhe ekonomik. Presidenti amerikan përsëriti qëndrimin e tij të prerë se Republika Islamike e Iranit “nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”. “Kjo do të marrë fund shumë shpejt. Ata nuk do të kenë armë bërthamore dhe çmimet e naftës do të bien ndjeshëm, fiks ashtu siç ishin para...
Burimi:
javanews.al