“Nuk dalim pa zgjidhje!”/ Banorët ngujohen në zyrat e “Bankers”

“Nuk dalim pa zgjidhje!”/ Banorët ngujohen në zyrat e “Bankers”

FOTO NGA AMBIENTET E ZYRES PATOS- Situata është tensionuar në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë ku rreth 20 banorë kanë zgjedhur të ngujohen në ambientet e kompanisë “Bankers Petroleum' në shenjë proteste për problemin e qirave të tokave. Banorët kërkojnë një takim me një përfaqësues të kompanisë dhe thonë se nuk do të largohen nga zyrat gjatë natës, deri në marrjen e një zgjidhjeje konkrete për kërkesat e tyre. Sipas tyre, protesta do të vijojë deri në momentin që kompania të japë një përgjigje përfundimtare. “Nuk lëvizim derisa të vijë përfaqësuesi”, shprehen banorët, duke paralajmëruar se do të vijojnë të qëndrojnë në ambientet e kompanisë. Në vijim banorët kanë deklaruar se do të mbajnë të bllokuara zyrat e kompanisë nëse nuk do të ketë një zgjidhje për...