Nufi: Industria e mbrojtjes prioritet strategjik, gjashtë sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare

Nufi: Industria e mbrojtjes prioritet strategjik, gjashtë sipërmarrje të përbashkëta me kompani ndërkombëtare

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi e cilëson zhvillimin e industrisë së mbrojtjes si një prioritet strategjik për Shqipërinë. Përmes një videomesazhi, ai cilëson se vendi ka hyrë tashmë në një fazë të re, ku industria e mbrojtjes synon të rrisë sigurinë kombëtare, kapacitetet teknologjike dhe zhvillimin ekonomik. “Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë dhe çdo hap që lidhet më të, mbetet përherë një lajm i mirë për vendin tonë. Përkundër fantazisë, trillimeve dhe akuzave politike të faktorëve që duan të ushqejnë veten dhe të mbijetojnë në rrugën që kanë humbur, sot asgjë nuk e ndal faktin se zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një prioritet strategjik për Shqipërinë, prioritet, i cili është në funksion të sigurisë kombëtare, ashtu edhe të angazhimeve tona...