Nostalgji për të shkuarën: “Ishim të pasur dhe nuk e dinim”
Ndonjëherë e pyes veten: “Si ka mundësi që gjenerata jonë i mbijetoi gjithë produkteve ushqimore plot me laktozë? Si kemi arritur të rriteshim pa integratorë, hormone dhe multivitamina? Si kemi mundur të jetojmë pa Cola, pa Red Bull, pa aperitivë apo koktejle, ndërkohë që prisnim të dielën për të provuar pak ujë të gazuar? Si i kemi mbijetuar dimrave vetëm me një panine me djathë në çantë, pa toste, Nutella apo imunostimulantë? Si kishte mundësi që kënaqeshim me vaktin e pasdites me bukë, gjalpë dhe sheqer, pa na shkuar në mendje shtrydhja e frutave apo perimeve? Si kemi duruar ndëshkimin e profesorave, ndërkohë që pas shumë vitesh i kemi përshëndetur e përqafuar në rrugë? Si kemi mundur t’i godasim shokët e bankës në raste gabimesh,...
Burimi:
kultplus.com