Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po realizon një nga projektet më ambicioze të infrastrukturës rrugore në botë. Bëhet fjalë për tunelin nënujor Rogfast, i cili, pas përfundimit, do të jetë tuneli rrugor nënujor më i gjatë dhe më i thellë në botë. Me një gjatësi prej 27 kilometrash dhe një thellësi maksimale prej 392 metrash nën nivelin e detit, projekti synon të transformojë transportin përgjatë bregut perëndimor të Norvegjisë. Tuneli do të lidhë më mirë rajonet Stavanger dhe Haugesund, duke lehtësuar udhëtimin drejt qyteteve kryesore të vendit dhe duke reduktuar varësinë nga transporti me tragete. Rogfast do të përbëhet nga dy tunele të veçanta, secili me nga dy korsi trafiku. Një prej elementeve më të veçanta të projektit do të jetë një rrethrrotullim i dyfishtë, i ndërtuar rreth 260...