Nora Lika, arkitektja nga Kosova që u përzgjodh ndër punimet më të mira në TU Wien
Tema e saj e masterit u përzgjodh për ekspozitën “Archdiploma” në Universitetin Teknik të Vjenës, ku u prezantuan 57 punime të përzgjedhura nga rreth 600 tema masteri. Një tjetër histori suksesi e të rinjve shqiptarë në diasporë vjen nga Austria, ku Nora Lika po ndërton rrugëtimin e saj akademik në fushën e arkitekturës, në një prej institucioneve të njohura teknike të Evropës, shkruan albinfo.ch. Nora studion në programin Master of Science in Architecture në Technische Universität Wien (TU Wien), Universitetin Teknik të Vjenës. Para se të vazhdonte studimet e masterit në Austri, ajo kishte përfunduar studimet bachelor në arkitekturë në Kosovë. Një nga arritjet më të rëndësishme të saj deri më tani është përzgjedhja e temës së masterit për ekspozitën “Archdiploma”, e cila prezanton punime...
Burimi:
kultplus.com