Noka në Komisionin e Sigurisë: Jemi në Republikën e Gysit dhe të karteleve
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka lëshuar akuza të forta në Komisionin e Sigurisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një ‘Republikë të Gysit dhe të karteleve’, ku sipas tij vendimmarrja politike dhe institucionale kontrollohet nga interesa kriminale. Duke folur për pastrimin e parave dhe lidhjet mes krimit, politikës dhe ekonomisë, Noka deklaroi se kullat dhe resortet që po ndërtohen në vend ngrihen, sipas tij, me paratë e drogës dhe korrupsionit. ‘Në Republikën e Gysit, kullat dhe resortet ngrihen të gjitha me para droge dhe korrupsioni’, tha Noka. Ai vijoi akuzat duke deklaruar se institucionet shtetërore nuk funksionojnë të pavarura, por sipas vullnetit të atij që e cilësoi ‘Gysi’. ‘Në Republikën e Gysit, as ky institucion që është sot këtu dhe asnjë tjetër nuk...
Burimi:
syri.net