Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Për një vit, shkollat publike të Nju Jorkut do të ndalojnë përdorimin e inteligjencës artificiale deri në klasën e nëntë. Vendim ky i njoftuar më 2 shtator nga kryebashkiaku Zohran Mamdani, i përshkruar si rregullimi më i rreptë i vendosur deri tani në Shtetet e Bashkuara. Nxënësit e shkollave të mesme, ndërkaq, do të kenë akses dy herë në vit për të mësuar përdorimin e inteligjencës artificiale. Pra, ndalimi nuk është i përhershëm, por është në fuqi për një vit shkollor, në mënyrë që të hartohet një politikë e saktë për inteligjencën artificiale. Synimi është t’u mësohet nxënësve ta përdorin teknologjinë pa u varur shumë prej saj dhe pa e përdorur për të kopjuar. Por nuk ka një përkufizim të vetëm se çfarë do të...