Njerëzit e Vuçiqit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?
Sot, falë teknologjisë digjitale, është më e lehtë të gjurmohet lëvizja e parave dhe të zbulohet se ku janë transferuar ato. Por, teknologjia mundëson edhe transferimin e tyre brenda pak kohe, duke ua vështirësuar autoriteteve përpjekjet për t'i gjetur dhe rikuperuar. Siç shpjegon Nemanja Nenadiq, drejtor programor i organizatës joqeveritare Transparenca Serbia, e cila merret me luftimin e korrupsionit, paratë “mund të transferohen lehtësisht nga një vend në tjetrin brenda një kohe shumë të shkurtër”. Por, sa mund ta vështirësojë kjo punën e Listës Studentore, forcës së re politike që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi? Lista Studentore erdhi në pushtet pas dy vjetësh me protesta, të udhëhequra nga studentët. Gjatë fushatës, ajo premtoi forcimin e sundimit të ligjit, institucione të...
Burimi:
syri.net