Një viktimë, një i zhdukur dhe tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)
Pamjet dramatike të publikuara nga vendngjarja tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit të shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm në një pallat në Elbasan, i cili deri më tani i ka marrë jetën një 82-vjeçareje dhe ka lënë disa personave të plagosur. Ndërtesa është kthyer pothuajse në një gërmadhë, ku tre kate janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa nga apartamentet e përfshira nga flakët kanë mbetur vetëm mure të shembura dhe mbetje të djegura. Forca e madhe e shpërthimit dhe zjarri i mëvonshëm kanë shkatërruar çdo gjë në ambientet e brendshme të banesave. Në terren, ekipet e zjarrfikëses po vijojnë me intensitet punën për të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe tymin e dendur që vazhdon të dalë nga ndërtesa. Paralelisht, autoritetet po zhvillojnë kërkime të...
Burimi:
gijotina.com