Një tjetër ish-kampion bote në mbrëmjen e madhe mes Fury e Joshua, edhe Deontay Wilder në ring

Një tjetër ish-kampion bote në mbrëmjen e madhe mes Fury e Joshua, edhe Deontay Wilder në ring

9 Tetor 2026 13:30 Telesport Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) mund të jetë pjesë e programit mbështetës në mbrëmjen e madhe të boksit mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Dyshja britanike e peshave të rënda do të përballet më në fund në ring në stadiumin “Principality” në Cardiff, të premten më 11 dhjetor. Po në atë ring dhe po atë mbrëmje mund të luftojë edhe Wilder, por ende nuk ka asnjë konfirmim. Në përballjen e tij të fundit në ring, ish-kampioni i WBC-së arriti një fitore me pikë ndaj pretendentit britanik Derek Chisora ​​në arenën “The O2” në Londër, në muajin prill. Tani, Wilder mund të rikthehet në Britani për një duel në kuadër të eventit shumë të...