Një titull në Premier League nuk mjafton, Arteta zbulon ëndrrën e tij më të madhe me Arsenal

Një titull në Premier League nuk mjafton, Arteta zbulon ëndrrën e tij më të madhe me Arsenal

Trajneri Mikel Arteta ka theksuar ambicien e tij për ta bërë Arsenal klubin më të mirë në botë, pasi e udhëhoqi klubin e Londrës së Veriut drejt titullit të Premier League dhe një finaleje të Champions League (të humbur ndaj PSG) sezonin e kaluar. “Sigurisht që duhet të kemi ambicie afatmesme dhe afatgjata, e cila është të ndërtojmë klubin më të mirë në botë,” tha Arteta në një deklaratë për mediat. 44-vjeçari spanjoll drejton “topçinjtë” që prej dhjetorit 2019. “Mendoj se kjo duhet të jetë, pa asnjë dyshim, ajo që duhet të bëjmë. Por, për ta arritur këtë, ka shumë gjëra që duhen bërë çdo ditë, të cilat të çojnë drejt këtij qëllimi dhe të japin mundësinë për ta realizuar atë”, deklaroi Arteta. Më tej,...