Një pikturë e shekullit XIX zbulohet rastësisht pas një harte gjeologjike
Një akvarel që paraqet një urë historike në Scottish Borders është zbuluar rastësisht pas më shumë se 150 vitesh, i fshehur në anën e pasme të një harte gjeologjike të ruajtur në arkivat e British Geological Survey (BGS). Vepra u zbulua nga Luis Albornoz-Parra, studiues i BGS-së, gjatë kërkimeve mbi gurët e ndërtimit të Dryburgh Abbey, në kuadër të punës për Historic Environment Scotland. Akvareli paraqet Dryburgh Suspension Bridge dhe besohet të jetë realizuar nga gjeologu dhe paleontologu britanik Benjamin Peach gjatë punës së tij në terren në vitet 1870. Sipas BGS-së, vepra mund të jetë krijuar rreth një vit pasi ura e tretë në këtë vend u përfundua në vitin 1872. Albornoz-Parra e gjeti pikturën ndërsa po shqyrtonte të ashtuquajturat field slips, harta dhe...
Burimi:
kultplus.com