Një krizë e re? Çmimet e ushqimeve në Europë po shtrenjtohen, ja vendet ku po rriten më shumë
Çmimet e ushqimeve në Europë kanë shënuar rritje të moderuar gjatë këtij viti, por produktet e freskëta po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Sipas të dhënave të fundit, në tetor çmimet e ushqimeve të papërpunuara në Eurozonë u rritën me 4.6% krahasuar me një vit më parë, nga 2.7% që ishte rritja në gusht. Në Francë, produktet e freskëta u shtrenjtuan me 8%. Italia është një nga rastet më të dukshme të kësaj tendence. Në tetor, çmimet e ushqimeve të papërpunuara u rritën me 7.5% në bazë vjetore. Situata u rëndua edhe nga bllokimi i rrugëve dhe porteve në jug të vendit për rreth dy javë, nga shoferët e kamionëve që protestonin kundër kostos së naftës. Kjo shkaktoi ndërprerje të furnizimeve dhe boshatisje të...
Burimi:
javanews.al