Një komunë në Zvicër u dhuron nga 100 franga të gjithë banorëve
Një komunë në Zvicër ka vendosur t’i shpërblejë të gjithë banorët e saj me nga 100 franga, pas një suficiti të konsiderueshëm të regjistruar në buxhetin komunal. Bëhet fjalë për komunën e Baar-it, në kantonin e Zug-ut, ku 25.540 banorë do të përfitojnë nga 100 franga Baar, në kuadër të vendimit të marrë në kuvendin komunal më 10 qershor 2026. Në atë mbledhje u diskutua se si duhej të përdorej suficiti prej 55.5 milionë frangash zvicerane, i mbetur në buxhetin e komunës në fund të vitit fiskal 2025. Fillimisht, partia ‘Die Mitte’ propozoi që secili banor të përfitonte nga 15 franga Baar. Ndërkaq, Partia Socialdemokrate (SP) kërkoi që kjo shumë të rritej në 100 franga, transmeton Telegrafi. Propozimi i SP-së u miratua me 138...
Burimi:
syri.net