Një kandil deti mbi Mars? Imazhi i NASA-s habiti ekspertët, por ja shpjegimi

Një kandil deti mbi Mars? Imazhi i NASA-s habiti ekspertët, por ja shpjegimi

Një imazh i marrë nga roveri Curiosity i NASA-s në Mars është bërë viral për shkak të një forme të çuditshme që duket në sipërfaqen e Planetit të Kuq. Në fotografi, një siluetë e errët ngjan në mënyrë të habitshme me një kandil deti që fluturon mbi Mars, duke nxitur reagime dhe spekulime në rrjetet sociale. Fotografia është realizuar më 20 gusht 2023. Megjithatë, pavarësisht pamjes së pazakontë, ekspertët kanë hedhur poshtë mundësinë që në fotografi të jetë një krijesë e gjallë, një objekt fizik apo edhe një UFO. Shpjegimi më i mundshëm lidhet me vetë kamerën e roverit. Studiuesit kanë analizuar edhe fotografitë e tjera të marra nga i njëjti pozicion, vetëm 13 dhe 25 sekonda para imazhit në fjalë. Në ato fotografi, forma...