Një jetë në shërbim të Gjuhës Shqipe dhe arsimit universitar, kujtimi që mbetet pas ikjes së Prof. As. Dr. Aida Kuranit

Një jetë në shërbim të Gjuhës Shqipe dhe arsimit universitar, kujtimi që mbetet pas ikjes së Prof. As. Dr. Aida Kuranit

Nga Albert Vataj Një jetë në shërbim të Gjuhës Shqipe dhe arsimit universitar, kujtimi që mbetet pas ikjes së Prof. As. Dr. Aida Kuranit. Ishte një ikje e parakohëshme, që lë pas dhimbje dhe trishtim. Lajmin e hidhur e ka përcjellë me dhimbje i vëllai i saj, kolegu dhe miku ynë, Edison Kurani, ish-kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë”, përmes një mesazhi të shkurtër, por të rënduar nga dhimbja e pazëvendësueshme e humbjes: “E shtrenjta ime motër Aida, na la.” Ndonjëherë, përballë vdekjes, nuk nevojiten shumë fjalë. Një fjali e tillë mjafton të përmbledhë boshllëkun që hapet në një familje, tronditjen e një vëllai, dhimbjen e miqve dhe pamundësinë për ta pranuar se një zë i njohur nuk do të dëgjohet më.Edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” i...