Një ish-oficer i “Stasi”-t, një ish-aktor filmash pornografikë dhe persona nën hetim për lidhje neo-naziste: Kush janë deputetët e rinj të AfD-së
Pas fitores historike të partisë së ekstremit të djathtë, AfD në landin e Saksoni-Anhalt, vëmendja në Gjermani është zhvendosur te profili i disa prej deputetëve të rinj të partisë. Sipas The Guardian, mes 39 të zgjedhurve të AfD-së në parlamentin e landit ka një ish-oficer të Stasi-t, një ish-aktor filmash pornografikë, persona nën hetim për lidhje me organizata neo-naziste dhe figura me lidhje pro-Kremlinit. Një prej deputetëve të sapozgjedhur, 78 vjeç, ka pranuar se ka punuar për Ministrinë e Sigurisë së Shtetit të Gjermanisë Lindore, Stasi, ku merrej edhe me qytetarët që kërkonin të arratiseshin nga RDGJ-ja. Përzgjedhja e tij e tij është kritikuar nga organizatat që përfaqësojnë viktimat e diktaturës komuniste. The Guardian shkruan gjithashtu se një tjetër deputet i AfD-së rezulton të ketë...
Burimi:
javanews.al