Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën në bulevard ku tanimë shihet vetëm një grup protestuesish. Ai i referohet edhe festës së Halloween-it ditën e sotme duke u shprehur: “Halloween Rain. Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”, shkruan Rama. Protestuesit u zhvendosën në bulevard pas disa përplasjeve me policinë dhe militantët e Partisë Demokratike te Ministria e Arsimit. Këta të fundit i refuzuan dhe s’i lejuan t’u bashkoheshin, duke i detyruar militantët demokratë të distancoheshin.
Burimi:
javanews.al