‘Një grup delenxhinjsh’! Protesta në Vlorë, Rama: 200 mijë $ projekt, pretendim pervers se po shkatërrohet Muzeu Labëria
Edi Rama VLORË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Vlorë, ku qytetarët u përplasën me efektivët e Policisë, teksa zhvillonin tubimin kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar në Qendrën Historike, pranë godinës ku në vitin 1908 u ngrit Klubi Patriotik “Labëria”. Rama me anë të një postimi në platformën X, shprehet se një grup personash të drejtuar sipas tij nga Bujar Leskaj, kanë sulmuar kantierin duke pretenduar se po shkatërrohej Muzeu Labëria, ose Muzeu Etnografik. Kreu i qeverisë e cilësoi pretendimin e qytetarëve, si “pervers dhe shpifës”, ndërsa thekson se projekti për të cilin janë akorduar 200 mijë dollarë, synon të ruajë kujtesën historike të Vlorës dhe rolin e qytetit në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Reagimi i Edi Ramës:...
Burimi:
zeri.ai